Cristiano Ronadlo padiksutim po përjeton një nga momentet e tij më të errëta në karrierë. Ylli portugez tashmë dukshëm ka humbur nga shkëlqimi i tij, ndërsa po shkon drejt moshës 38-vjeçare.
Forma e treguar nga portugezi më Manchester United por edhe me Portugalinë nuk ka bindur tifozët, të cilët tashmë kanë vërshuar edhe kritikat drejt tij.
Në ndeshjen e mbrëmshme ku Portugalia u përball me Spanjën, me sfidën që u fitua nga këto të fundit 1-0, CR7 u vu në qendër të kritikave.
Rastet e humbura përballë portierit, dhe disa pasime jo të qarta kanë mërzitur fansat. I vetëdijshëm për situatën që po kalon, CR7 pas humbjes është parë të hedhë dhe shiritin e kapitenit. Një veprim ky që sikur i ka hedhur më shumë “benzinë zjarrit”.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë me shpejtësi duke u bërë virale në internet, me tifozët që kërkojnë “pensionimin” e sulmuesit nga kombëtarja për t’iu lënë vend të rinjve në skuadër.
Edhe gazetari i njohur portugez, Zach Lowry kërkon që tashmë ish-sulmuesi i Realit të mos luaj titullarë, kur në ekip ndodhen lojtarë të rinj si Rafael Leao apo Joao Felix.
“Nuk ka absolutisht zero shpjegim që Cristiano Ronaldo të jetë ende titullar për Portugalinë në vitin 2022. Jo kur janë Rafael Leao, Pedro Neto, Joao Felix dhe kaq shumë lojtarë të tjerë të talentuar që presin në krahë. Një tjetër performancë anonime nga ai sot”, ka deklaruar Lowry.