Një qytetar nga Vlora ka sfiduar temperaturat e ulëta të këtij fund nëntori, ku është futur në det për t’u larë.
Kjo nuk është hera e parë që ky qytetar e bën një gjë të tillë, pasi janarin e këtij viti, në ditën më të ftohtë, ai është futur në det, me argumentin se pikërisht në ditën më të ftohtë uji është i ngrohtë dhe i përballueshëm nga trupi.
Sipas tij, një gjë e tillë i bën mirë trupit të njeriut dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.


