Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takime me krerët e grupit parlamentar të PD dhe të PS. Ky takim vjen përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, ku pritet të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket zgjatjes së mandatit të Vettingut dhe reformën zgjedhore.
Kim ka takuar, Taulant Ballën dhe më pas Alfred Rushajn, ndërsa nuk bëhet me dije tema e diskutimit mes tyre, por mendohet të ketë qenë lidhur me ndryshimet kushtetuese, për të cilat mbledhja e këshillit të legjislacionit u ndërpre herën e kaluar. Ambasadorja mund të ketë këmbëngulur sa i përket votimit të propozimeve për zgjatjen e mandatit të Vettingut.