Kombëtarja shqiptare do të luajë sfidën tjetër miqësore të programuar, atë me Çekinë në Pragë. Për trajnerin Reja kjo ndeshje është një test për skuadrën tonë kombëtare teksa theksoi se i duhet të përmirësohet në veprimet sulmuese.
‘Pas një ndeshje të lodhshme me Uellsin sigurisht do bëj vlerësimet e mia.Ishte një ndeshje impenjative dhe lojtarët shpenzuan shumë. Mendoj se Çekia është në një nivel me Uellsin, ka lojtarë të shpejtë që luajnë shumë mirë në kundërsulm, nuk humbasin kohë, dinë t’i shfrytëzojnë hapësirat dhe të vënë vështiresi.Përmirësimet ne i presim ndeshje pas ndeshje, në aspektin mbrojtës kemi arritur një ekuilibër, nëse do të përmirësohemi në lëvizje në ofensivë do të jetë një hap para. Kjo ndeshje është një test për ne për të provuar sa më shumë në fazën sulmuese dhe për të krijuar sa më shumë raste’- tha Reja.
Çekia nga ana e saj humbi 4-0 ndaj Italisë në miqësoren e luajtur para 3 ditësh, por Reja tha se nuk ishte e rëndësishme dhe se Çekia mund të jetë një surprizë në evropian.
‘Ndeshjet miqësore janë të tilla ku kolaudohet vetëm pjesë fizike nuk janë ndeshje që fokusi dhe përqendrimi janë si në sfidat zyrtare. Çekia është një skuadër e mirë, me lojtarë cilësorë sidoimos në sul,. por Italia është një skuadër e fortë, kandidate për të fituar Evropianin bashke me Francën e Anglinë nuk ka pësuar asnjë huumbje në kualifikues, Por Uellsi, edhe Çekia mund të bëjnë surprizë janë skuadra që nuk duhen nënvlerësuar, janë skuadra të rëndësishme’- shtoi Reja.
Përkrah Rejas në konferencën për shtyp ishte dhe Berat Gjimshiti që konfirmoi idenë e trajnerit të kuqezinjve se duhet të bëhen përmirësime.
Sfida mes Çekisë dhe Kombëtares shqiptare do të luhet në mbrëmjen e së martës në orën 20:15 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.