Antonela Berisha: Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.
Avokatja e Antonela Berishës: Ndihemi të keqardhura për gjithçka ka ndodhur. E pranojmë faktin penal, por A. nuk ka kryer veprime me asnjë qëllim për të dëmtuar dikë. Ajo ka ndërhyrë për të ndalur situatën dhe për të mbrojtur motrën e saj, e cila i ka kryer veprimet e saja në gjaknxehtësi e sipër. Asgjë nuk ka qenë, e planifikuar prej tyre. Nuk ka patur asnjë paramendim. Nuk ka patur asnjë qëllim për të dëmtuar fizikisht asnjeri. Ka qenë një incident i çastit i momentit. Kërkojmë falje publike para Gjykatës, dhe shprehemi tërësisht pendues, duke qenë të gatshëm të përgjigjemi financiarisht për t’iu ndodhur viktimës në rehabilitimin e saj fizik. Sa i përket veprimeve të A. mendojmë që nuk duhet të kualifikohen si fakt/ vepër penale, ndaj nuk ka asnjë arsye që ndaj saj të caktohet një masë sigurimi. Në të tilla kushte kërkojmë revokimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për shtetasen A. Berishaj.