Një ditë më parë është thirrur në SPAK ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. raportohet se ai ka dhënë sqarime për më shumë se tre orë në Prokurori, ndaj të cilit janë bërë kallëzime për shembjen e disa ndërtesave pas tërmetit që goditi vendin në Nëntor të vitit 2019.

Një nga kallëzimet është bërë nga banorë të një pallati me dyshimin se ka ndryshuar lejen e ndërtimit për një pallat nga 10 në 14 kate. Një tjetër kallëzim tjetër është depozituar nga Partia Demokratike në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i Nëntorit. /abcnews.al