Drejtori i Informacionit në Top Channel, pjesë e panelit të emisionit Top Story tha se në Tiranë ka më shumë mundësi që zgjedhjet të jenë politike për shkak të frymës së ndryshme që ekziston.

Por edhe në kryeqytet në këto zgjedhje ishin 150 mijë persona që nuk shkuan të votonin.

Rakipllari: Nga viti 2012 e këtej PD s’ka fituar asnjë palë zgjedhje, kemi vetëm humbje për PD dhe fitore për PS, nuk shoh ndonjë avancim, as më mirë as më keq se ato që kanë qenë më parë, partia në pushtet fitoi disa avantazhe tha OSBE ODIHR. Standardi që kishte PS do e bënte PD fituese dhe PS humbëse?  Unë mendoj që jo. Në Tiranë ka më shumë mundësi që zgjedhjet të jenë politike, fryma mund ta mundë manipulimin, PD e bëri nga krahu tjetër në 2013, por nuk mundi (të fitonte). Në raport me zgjedhjet e kaluara, ishin 150 mijë njerëz në Tiranë që nuk shkuan të votonin fare. Është analizë e bërë nga ekspertë. Nga këta 150 mijë, 60 mijë janë vota që i mungojnë opozitës.