Ylli argjentinas Leo Messi nuk e ka mbyllur çështjen e rinovimit të kontratës me Barcelonën, pavarësisht problemeve me ish-presidentin Bartomeu në verë, por kërkon garanci. Kapiteni 33-vjeçar i “blaugrana”, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, gjithsesi pret propozimin e klubit.

Sidoqoftë, shkruan “Mundo Deportivo”, numri një i klubit ende nuk i ka dërguar atij një propozim specifik dhe për këtë arsye Messi po pret ta vlerësojë atë. Laporta është duke përgatitur propozimin, pasi ka kryer një analizë fillestare të situatës ekonomike të klubit ditët e fundit. Parashikimi është që ata të takohen “në javët e ardhshme”. Sigurisht, Messi pret përgjigje të caktuara.

Laporta e di mirë, se përparësia e “Pleshti” është projekti sportiv. Argjentinasi është i vetëdijshëm, se ka ende disa vite përpara për të luajtur dhe dëshiron garanci që të jetë në gjendje të luftojë për Champions League. Pra, – nënvizon gazeta, – më shumë sesa një projekt për të ardhmen, ajo që i duhet Messit, tashmë i vetëdijshëm, është se duke qëndruar në Barcelonë, ai do të detyrohet të shohë rrogën aktuale të ulur.

Gjithashtu ai kërkon të dijë që lëvizjet e Laporta, në nivel sportive, do ta lejojnë ekipin “blaugrana” për të luftuar dhe për të fituar gjithçka, në një afat të shkurtër. Me një fjalë: përforcimet. Dhe për tregun e verës, ekziston një emër mbi të gjithë: Erling Haaland i Borussia Dortmund.

Në “katet e sipërme” të Barcelonës ekziston optimizmi se Messi do të pranojë rinovimin. Argjentinasi për momentin nuk është i ekuilibruar: ai po pret propozimin.

(E.H/Faxweb.al)