Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili mbërriti në Ankara ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk, Tayyip Erdogan , tha se Ukraina është në kontakt me delegacionet amerikane për çështjen e bisedimeve me Rusinë.
“Ukraina do të vendosë për hapat e mëtejshëm në bisedime pas takimit të tij me Tayyip Erdogan”, shpjegoi Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas u tha gazetarëve pas mbërritjes në aeroportin e Ankarasë se pala ukrainase nuk ishte informuar zyrtarisht për përbërjen e delegacionit rus të dërguar në Stamboll nga Moska, por se dukej të ishte i një “natyre dekorative” dhe ai pyeste veten “nëse është në gjendje të marrë vendime”.
Presidenti turk, nga ana e tij pritet të theksojë gjatë bisedimeve të tij me presidentin ukrainas qëndrimin turk, përkatësisht se duhet të ketë një armëpushim dhe bisedime paqeje pa vonesë për t’i dhënë fund luftës, njoftoi zyra e tij.
“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të diskutojë me Volodymyr Zelensky-n të gjitha aspektet e zhvillimeve të fundit në luftën e Rusisë në Ukrainë,” tha për X kreu i shërbimeve të komunikimit presidencial, Fahrettin Altun.