Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në një prononcim për mediat pas akuzës së ngritur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme u shpreh se është një akuzë e motivuar politikisht.
Ai tha se është i pafajshëm dhe se i është paraqitur e njëjta akuzë si në vitin 20009, pa shtuar asnjë dokument dhe asnjë provë e re.
” Më është prezantuar e njëjta akauzë “Shpërdorim detyre”, si në 2009. Një akuzë e motivuar tërësisht politikisht pa shtuar asnjë progshtesë.
Edhe njëherë motivimi politik është në akuzë. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake.
Ajo është fashikulli i dosjes asnjë dokument shtesë dhe element shtesë që të jetë raport me akuzën time. Qëndrimi im është se këtë akuzë nuk e pranoj, jam i pafajshëm.
Me të gjitha praktikat dhe në këtë analizë është bërë veprimi. Dhe ajo që unë i thashë se pranoj këtë akuzë dhe si çdo qytetar kam të drejtë të pyetem për një proces normal. Të pyetem për këto akte”, tha ai.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur sot akuzën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, gati 15 vite pas tragjedisë së Gërdecit.
SPAK ka përfunduar hetimet gati një vjeçare për tragjedinë me 26 viktima uzinën e demontimit të municioneve në fshatin Gërdec, duke akuzuar ish-ministrin e Mbrojtjes së qeverisë Berisha për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Mediu është paraqitur në SPAK sot në orën 14:00 me dy avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, ku edhe i është komunikuar akuza.