Biznesmeni Nikolin Janina, do ekstradohet drejt Spanjës, shtet në të cilin akuzohet për trafik narkotikësh. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për bosin e kompanisë së pllakave “Porcelanosa”.
Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të tij, duke hequr njëkohësisht edhe masën e sigurisë që ishte në fuqi ndaj Janinës.
Pas këtij vendimi Prokuroria e Tiranës u drejtua me rekurs në Gjykatën e Lartë, ku anëtarja e kësaj gjykate Albana Boksi, vendosi prishjen e vendimit të Apelit. Janina u arrestua në Maj të vitit 2022, pasi Interpol Tirana kishte marrë një kartelë të kuqe me emrin e Nikolin Janinës.
Gjykata e shkallës sa parë Tiranë kishte vendosur më herët që Janina të ekstradohej për në Spanjë, ku duhet të përballet me akuzat e trafikut të narkotikëve, por duke shfrytëzuar hapsirat ligjore ai fitoi lirinë me arsyetimin se kur është shpallur në kërkim Shqipëria nuk ka pasur marrveshje ekstradimi me Spanjën./Faxweb.al