Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, për t’u bashkuar me qytetarët, të cilët kanë dalë sot në një protestë të thirrur prej tij.
Berisha doli nga selia rreth orës 19:20, ndërkohë që në sfond ishte himni i i këngës së protestës, se kënduar nga Renis Gjoka.
Ndërsa i shoqëruar nga shumë mbështetës dhe militantë ai i është bashkuar protestës.
Kreu i PD-së është pritur me ovacion, puthje dhe përqafime nga mbështetësit e tij para selisë blu.
Me thirrjet “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, qytetarët dhe Sali Berisha dolen ne Bulevard.