Dhjetë ditë para se të ndodhte krimi i rëndë në Greqi, avokati i familjes së Caroline ka deklaruar se nëna e 20-vjeçares i ka dhënë pilotit grek 20 mijë euro.

Për median greke SKAI, avokati Thanasis Harmanis, ka deklaruar se autori jo vetëm që kërkoi 2,200 euro për arkivolin , por edhe 2,000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos. Ndërsa siç tha ai 10 ditë më parë vrasja mori 20,000 euro nga nëna e saj.

“Sa i vërtetë është pretendimi i një njeriu që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Regji mahnitëse, talent i pashembullt në aktrim,” ka thënë ai.

Nderkohe pak dite me pare babai i 20-vjeçares Caroline e cila u vra nga bashkëshorti, ka “shpërthyer” në zemërim ndaj Babis Anagnostopoulos. Ai ka deklaruar për mediat britanike se do ia kishte këputur kokën nëse do e dinte që në fillim që ai ishte vrasësi i vajzës.

David thotë se policia erdhi e mori bashkëshortin gjatë ceremonisë mortore të Carolines pasi kishin gjetur prova të reja që mund ta implikonin atë në vrasje.

“Kur e zbulova më vonë që ai ishte vrasësi, i vetmi peng që më ngeli është fakti që unë nuk e kuptova më parë. Do ia kisha këputur kokën aty në moment dhe do kisha vuajtur vetë pasojat” – tha David për mediat britanike.

panorama