Një 27 vjeçare, nënë e dy fëmijëve është gjetur e vdekur në Angli.

Vdekja e Mckyla Taylor është përshkruar si një “tragjedi absolute” pasi trupi i saj u gjet pak pas orës 2 të mëngjesit të së martës.

27-vjeçarja u zbulua e vdekur në një pronë në rrugën Lowtown në qytetin Worksop në Nottinghamshire.

Një 66-vjeçar që jetonte në të njëjtën adresë me Mckyla është akuzuar për vrasjen e saj.

Zbulimi i të martës ka qenë një tronditje e plotë për familjen e saj, të cilët janë “zemërthyer” nga tragjedia.

Ata bënë një homazh emocionues për të renë, të cilën e kanë kujtuar si një mama “të bukur dhe të kujdesshme”.