Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të këtij 8 marsi në lagjen Liri në Fier.
Një grua 33-vjeçare me inicialet A.A, nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç me inicialet A.J.
Mësohet se ky i fundit ka shkuar në gjendje te dehur në banesen e saj dhe pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik mes tyre dhe më pas gruaja e ka goditur me mjet prerës.
Në vendngjarje ka shkuar policia që ka arrestuar gruan ndërsa i lënduari ka shkuar në spital jashtë rrezikut për jetën.