Në mars të këtij vitit, aktorja e njohur shqiptare Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.

Tashmë, Gala është kthyer në personazhin kryesor të jetës së saj me të cilën kalon 24 orë në ditë dhe në Instagram na kënaq sytë me poza të vogëlushes, që na shkrin zemrat me ëmbëlsinë e saj.

Në këto ditë të nxehta korriku, aktorja ka vendosur që t’ia presë flokët Galës zero duke thyer rregullin shqiptar. Epo, të gjithë e dini që dikur “plakat” thonin që pa mbushur 1 vjeç nuk duhet që fëmijës t’i priten flokët, mirëpo Elionës nuk është se i ka interesuar shumë kjo gojëdhënë.

“Ok eshte vape edhe djesitem, por nuk mendova qe mami do shkonte kaq larg #Galatullace”, ka shkruar Eliona krahas fotos së Galës.

Nuk ka vonuar shumë dhe “inbox-i”i Elionës është mbushur nga mesazhet që e kritikonin për të zgjedhje.

“Është gjynah pa bërë vitin goca”, i kishte shkruajtur në ndjekëse, mesazh që Eliona po e priste.

Po ashtu, aktorja ka ndarë historinë e një mamaje të re që për shkak të mentalitetit të vendit, nuk mundet që t’i presë fëmijës së saj flokët pa mbushur një vit. Eliona ka zgjedhur që t’i përgjigjet duke iu drejtuar të gjitha nënave me një mesazh mjaft domëthënës.

“Kam edhe un gocen 3 muaj dua tja heq floket po prej llafet e njerzve nuk e bej dot. Ke ber shum mir te pakten shyqyr qe po i thua ca gjera qe askush nuk kishte guxim ti bete apo ti thoshte jam nje nen e re edhe nuk e ke iden sa me merzisin njerzit”, i ka shkruar ndjekësja.

“Ja në cfare mentaliteti jetojme Lerini nenat rehat, lerini te bejne cte duan me femijet e tyre! Nenaaa ngrijeni koken dhe zerin, nuk mund te ekzistojne me te tilla gjera se eshte turp! Eshte tmerr!”, ka shkruar Eliona dhe bëjnë mirë që ta dëgjojnë të gjithë ata që u japin leksione nënave si t’i rrisin fëmijët e tyre.

living