Aktorja Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë. Ajo është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Gala.

Pitarka ka qenë shumë aktive në rrjete sociale që kur ishte në pritje të ëmbël dhe komunikimin me fansat e ka vijuar edhe pas lindjes duke iu përgjigjur çdo pyetje të tyre.

E pyetur se çfarë ndjesie pati kur mori vajzën në krah, Pitarka tha: “Oh, nuk di ta shpjegoj me fjalë. Ishte përtej çdo ndjesie që kemi provuar deri më sot. Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.”

Aktorja theksoi se është kundër formulës kur ka qumësht gjiri dhe aktualisht po e ushqen fëmijën me qumësht gjiri.

Ndërsa për periudhën post parfum, aktorja tregoi: “Një temë delikate dhe që duhet shtjelluar sepse ka shumë për të thënë. Deri tani jam mirë, sigurisht pak e ngarkuar emocionalisht nga gjithë eksperienca e lindjes dhe frika nga e reja, kujdesi që duhet të kesh për një të sapolindur, sidomos kur e ke fëmijën e parë. Por mundohem ta marr me qetësi dhe të mendoj vetëm pozitivisht.”

Në këto ditë të para kur ka nevojë të marrë veten, tregoi se për vajzën po e ndihmon mamaja e saj dhe mamaja e partnerit.

Top Channel