Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e mbrëmjes së sotme ku u nënshkrua marrëveshja për nisjen e punimeve për ndërtimin e portit turistik të Durrësit nga kompania EMAAR.

Rama tha se kishte pasur vonesa në nënshkrimin e marrëveshjes sepse kishte pasur edhe krisje gjatë negociatave për çështje të ndryshme. Ndërsa shtoi se ndërtimi i këtij porti do të sillte një rritje të madhe ekonomike jo vetëm për Durrësin por për të gjithë Shqipërinë.

Kryeministri, Edi Rama: Sot paradite ishim në Ankara me presidentin Erdogan. Patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë kam një arsye shumë të fortë që të kthehem në Shqipqëri sepse finalizojmë një punë intensive negociatas., investimesh, ndonjëherë ehde krisjesh në proces. Më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të veçantë për fillimin e investimin për portin më të madh të Mesdheut. Po diskutonim se e sata kontratë ishte kjo e një investimi në përmasa të konsiderueshme që miku i ynë i shtrenjtë nënshkruan. Pyetjen e bëra unë sepëse ishte ende i zjarrtë nga diskutimi me ekipin negociator.

Ky është një projekt që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin, por gjithë Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon kjo nisi me “Porto Monte Negro”. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait. Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjeshtë etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre. Porti turistik i Vlorës ndërkohë ka filluar, në Sarandë po ashtu ka filluar, po punojmë për projektin e Shëngjinit”.