Posta Shqiptare pavarësisht se kohët e fundit i ka ndërruar disa herë drejtuesit, vazhdon përsëri të vjedhë e grabisë paratë e taksapaguesëve shqiptarë në bashkëpunim me firmat që marrin pjesë në tenderat që organizon ky institucion.

Në rastin konkret, drejtuesi i Posta Shqiptare, Ardit Demiri, duket se i ka mbyllur përsëri pazaret me te zakonshmin Nertil Lilo të I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS). Kjo kompani rezulton të ketë marrë një numër të lartë tenderash nga Posta Shqiptare, kryesisht pa garë apo duke ofruar vlerën më të lartë krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë.

Duket se edhe kësaj radhe Demiri dhe Lilo kanë rënë dakort të vjedhin përsëri rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH nga paratë tona. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-03108-04-30-2024.

Objekti i tij është “Blerje Pajisje Sigurie (Sisteme Alarmi, Sisteme Vëzhg. DVR AUTO, Sisteme Vëzhg, DVR/NVR 4 kamera, Sisteme Vëzhg, DVR/NVR 8 kamera, Sisteme Vëzhg, DVR/NVR 16 kamera, Pajisje GPS), për një fond limit që kap vlerën 40,981,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 500 milionë lekë të vjetra përfsHirë TVSH.

Nëse studiojmë dokumentacionin e këtij tenderi do të shikojmë se edhe në këtë rast është përdorur e njëjta skemë vjedhjeje. Në garë kanë marrë pjesë vetëm dy firma, nga të cilat njëra nuk ka ofruar asnjë vlerë apo dokument.

Si rrjedhojë fituese është shpallur firma I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS) për vlerën 40,488,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Dyshimet se janë bërë pazare mes Nertil Lilos dhe Ardit Demirit shtohen më tej kur vihet re se vlera fituese është sa 99.9% e fondit limit. Doni më për “Belulin”?