Analisti, Fatmir Merkoçi:

Nuk jemi njerëz që duam dhunë sepse jemi në shtëpinë tonë. Duhet ta kuptojë njëherë e përgjithsmonë se shtëpia e demokratëve nuk mbahet me dhunë. Nëse Basha duhet të vrasë njeri sot, jam unë që duhet të vrasë. Sepse e kam pranuar këtu ku është sot. Nuk kemi pasur asnjëherë një shtëpi me kamera sepse selia e PD ka qenë gjithmonë e hapur. Sot kjo parti është e bunkerizuar.

Në orën 10:00 do shihni që do vijë turma masive e demokratëve nga të gjithë rrethet. Ishte një incident ndaj njeriut i cili doli dhe provokoi dhe sot ishte provokimi i rradhës. Ne nuk duam të ushtrojmë dhunë, në shtëpinë tonë nuk duam dhunë. Ne do e hapim derën me mjete teknike. Unë them se sot Bashën e mbështesin vetëm 3 apo 4% e anëtarëve.