Nëse ju e keni zakon të fikni tërësisht kompjuterin tuaj Windows sa herë që nuk ju duhet, atëherë është koha të largoheni nga ky zakon. Windows 10 dhe 11 tashmë vijnë me disa metoda më efikase për të kursyer energji, si përshembull modaliteti Sleep ose Hibernate.
Nëse ju vendosni PC ose laptopin tuaj në Sleep Mode, pajisja juaj do të përdorë vetëm një fraksion të vogël të energjisë gjatë kësaj kohe, por do të rindizet shumë shpejt kur ju të keni nevojë ta përdorni sërisht. Në laptop ju mund të aktivizoni Sleep Mode duke mbyllur ekranin e laptopit ose përmes butonit Sleep në tastierë.
Në desktop ju mund të aktivizoni Sleep Mode duke hapur Start dhe duke klikuar në ikonën Power.
Një tjetër mënyrë alternative për të kursyer energji është Hibernate Mode, e cila është e pranishme në disa PC të ndryshëm. Ky modalitet ruan gjendjen aktuale të PC në hard disk ose SSD dhe më pas fiket. Kur ju rindizni kompjuterin tuaj, Windows do të hapë të gjithë të dhënat e ruajtura në hard drive apo SSD dhe ju do të vazhdoni pikërisht aty ku e latë punën.
Disa njerëz e fikin PC e tyre për të minimizuar mundësinë e sulmeve kibernetike. Është e vërtetë – nëse ju lini ndezur pajisjet tuaja 24 orë të lidhura me internetin siguria juaj mund të komprementohet. Megjithatë nëse ju aktivizoni Sleep ose Hibernate Mode, hakerat nuk mund të aksesojnë PC tuaj, pra pajisja është po aq e sigurtë sa kur është fikur tërësisht.