Ekspertët pohojnë se këllëfi i jastëkut duhet të ndërrohet të paktën tre herë në javë dhe nuk do të ishte gabim ta ndërroni çdo ditë. Ja pse është e nevojshme:
Ata tërheqin marimangat
Çdo natë kur shtrihemi, transferojmë djersën, mbetjet e make-up-it dhe qeliza të vdekura të lëkurës në këllëfin e jastëkut. Ky është mjedisi i përsosur për marimangat e pluhurit dhe ato mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.
Mund t’ju shkaktojë puçrra
Heqja e grimit para gjumit është thelbësore, por edhe kur jeni të kujdesshëm, gjithmonë do të ketë një produkt në fytyrën tuaj. E kombinuar me djersën, kjo është ideale për zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve.
Mund të shkatërrojë flokët tuaj
Nëse këllëfi i jastëkut nuk është i pastër, mund të çojë në acarim të lëkurës së kokës.
Ndikon në gjumë
Mikrobet dhe marimangat e pluhurit mund t’i përkeqësojnë alergjitë dhe të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Kjo ndikon edhe në gjumin, prandaj zgjoheni të rraskapitur.