Gazetarja: E keni dashur gjithmonë Bashën në Opozitë, realisht a keni bashkëpunuar jashtë syrit të publikut ? Pyetja e dytë nëse pas 6 janarit, opozita do të drejtohet nga Berisha, a do të bashkëpunoni?
“Akuzat ne jemi në një kohë kur sipas meje dita prodhon më shumë të gënjeshtra sesa të vërteta. Akuzohet kryetari i bashkisë që ka blerë makinë luksi, akuza merr dhenë, gjithë dynjaja nis shan, ndërsa makina është e dikujt tjetër e parkuar përballë bashkisë. 730 mijë euro paguaj unë për udhëtime, akuza merr dhenë fillojnë sharrjet, por kjo është një gënjeshtër e gjitha pa vravë., Dhe kështu ka plot e plot por këto janë dy spektakolar4et me cfarë ushqehet opinioni publik në kërkim të audiencës, gënjeshtra bën më shumë bujë.
Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite jo nga unë as nga ne as nga ju as nga ata shqipatrët që e votojnë dhe skano përfituar asgjë por si tifozë të futbollit nuk i ndahen skuadrës edhe kur nuk fiton. Nga këto dy figura që janë shërmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër dhe përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kotë të rezultateve të tjera,. Forcë politike që ska prodhuar asgjë përvec mite dhe fitore të vjedhura, sherre që kanë cuar vendin në rrëmujë në përpjekje për të rikthyer në pushtet pa pasur asnjë kapcitet real për të qeverisur. Për mua është shumë e qartë skam asnjë punë as me nëjrin as me tjetrin. Dy burra në një hall të madh dhe askush nuk ua zgjidh hallin e tyre që duan ta kthejnë në hallin e Shqipërisë. Për sa më takon nuk bëj parashikime por nuk them cfarë do të ketë e ardhmja, pro sic janë gjërat skam arsye dhe as dëshirë pë3r tu marrë me asnjë. As kohën skano për të ma marrë më sepse do tia jap njerëzve të zakonshëm. Skam asnjë preferencë është një marërzi e ndarë përgjysmë.