Nga Erion Murataj!
Që kjo politikë që sot gëzojmë edhe për shkak të vendimeve tona ka humbur boshtin moral ka kohë që e them!
E teksa them këtë besoj fort se të bësh politikë të moralshme për “ATA” që të besojnë përfaqësimin është detyrë.
Detyrë po ashtu është që në tufën e të paburrave të zgjedhësh të bësh marrëveshje për të mirën e qytetarëve që nga salloni i të paburrave mos u bësh peshqesh më ordinerin.
Detyrë po ashtu është të zgjedhësh së paku marrëveshjen, ta bësh me atë që dhe pse se përfaqson të paktën e artikulon moralin politik.
E vështirë në fakt pasi thonë se kura flet shumë për moral tani që e mendoj. Po gjithsesi në çdo rast koha lips që për hir të qytetarëve që të besojnë të bashkëndash projekte dhe me kura njëlloj si shumë për hir të fëmijëve .
E megjithatë përsonalisht jam kundër në të dy rastet dhe pse politika ka skalitur durimin e shumë të “moralshmëve”, sidomos atyre që vetëm e thonë deri ditën kur shikojnë se morali po kthehet në vlerë të pëlqyeshme për njerzit dhe vendosin të prishin marveshjen duke thënë se i ka politika këto.
E nëse politika ka moral pra ai që e shkel një marveshje jo vetëm është por dhe ishte kur*ë .
Ndaj mirë do jetë që oferta të jetë pa marrëveshje të asnjë lloji veç atij moral me qytetarët .
Le ti lëm bashkë “Luket” fundja do mund të shkelen mes tyre.