Ditën e nesërme do të nis diskutimi për ndryshimet e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të vettingut.
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, nesër do të thirret mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriu
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet tek salla e mbledhjeve të Byrosë, ndërkohë Kryesia e Kuvendit do të jetë e hapur për median.
Bëhet e ditur se gazetarët mund të qëndrojnë fizikisht deri në përfundim të saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka mbledhur kryesinë e këtij grupi dhe u ka kërkuar deputetëve që të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vetting-ut.Tashmë PS duhet që të bëjë propozimet në Kuvend dhe të nis negociatat me opozitën lidhur me ndryshimet kushtetuese për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi për të ndryshuar Kushtetutën duhen të paktën 2/3 e votave.