Një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi kanë mbërritur në në selinë blu që në orët e para të mëngjesit.
Ditën e djeshme ka qenë e “nxehtë” në PD. Në selinë blu shkuan sërish anëtarët e Komisionit të Përkohshëm për Rithemelimin e Partisë Demokratike për t’i kujtuar Bashës skadimin e afatit që i kishin lënë për t’u larguar nga zyra, por dyert i gjetën edhe këtë të enjte të mbyllura. Aldo Bumçi akuzoi Bashën se ka bunkerizuar Partinë Demokratike, duke e paralajmëruar se në 8 Janar selia do t’u rikthehet demokratëve.
Fill pas largimit të mbështetësve të Berishës në selinë blu shkoi zv.ambasadori i SHBA Demian Smith. Ai u fut nga hyrja anësore e selisë së Partisë Demokratike. Basha dhe Smith folën për 60 minuta, por as Ambasada Amerikane e as selia blu nuk bënë atë që diskutuan. Berisha i cili nuk ishte i pranishëm në selinë blu, nga Fieri në një takim me demokratët hodhi sërish akuza ndaj Bashës.Ai tha se “beteja” në PD nuk është çështje zyrash, por bëhet vetëm për parimin themelor të demokracisë. Në të kundërt Berisha tha se do t’i kishin falur Bashës 20 karrige dhe brava. Ish-kryeministri u bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë në protestën që do mbahet nesër në orën 12:00 përpara selisë blu, sipas Berishës për të zbatuar vendimin e anëtarësisë për shkarkimin e Bashës. be.k/abcnews.al