Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital për të hequr prostatën, ka konfirmuar zyra e tij.
75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e një zmadhimi beninj të prostatës.Netanyahu pritet të shkojë në spital të dielën për t’iu nënshtruar operacionit. Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie dhe iu vendos një stimulues kardiak vitin e kaluar.
Në fillim të këtij muaji, Netanyahu u paraqit në gjyqin e tij për korrupsion të dyshuar
Këtë javë, prokurori i përgjithshëm i Izraelit urdhëroi policinë të hapë një hetim ndaj gruas së Netanyahut me dyshimin se ka ndikuar te kundërshtarët politikë dhe një dëshmitar në gjyqin për korrupsion.