Ka disa mënyra të ndryshme se si shërbimet VPN i tejkalojnë kufizimet. Shumica e tyre nuk i publikojnë këto detaje, por metoda më e njohur është përdorimi i adresave IP rezidente si proxy, që i bën përdoruesit e VPN të shfaqen si të abonuar të rregullt ISP.

Kjo lojë ka irrituar shumë Netflix muajt e fundit, dhe tani kompania ka filluar një aksion të vërtetë për bllokimin e këtyre adresave. Problemi me këtë nismë është se shumë përdorues të lidhur me VPN në adresën e tyre IP rezidente janë bllokuar nga Netflix dhe nuk mund të shohin dot katalogun e vendit të tyre.

Përdoruesit janë shumë të mërzitur nga bllokimi në Netflix, pasi nuk kishin asnjë qëllim për shkeljen e rregullave. Ata kanë lënë shumë komente negative në website të ndryshme që lidhen me këtë shqetësim. Në të njejtën kohë, “piratët e VPN” kanë gjetur mënyra të reja duke përdorur shërbime që i anashkalojnë kufizimet e Netflix.