Home SHOWBIZ Netflix: “Squid Game”, seriali më i shikuar në muajin e parë të...

Netflix: “Squid Game”, seriali më i shikuar në muajin e parë të shfaqjes

24

Netflix ka njoftuar se “Squid Game” është bërë seriali më i shikuar në historinë e kësaj platforme, në muajin e parë të shfaqjes.

Seriali koreano-jugor është shikuar nga 111 milionë përdorues që nga 17 shtatori, duke kaluar serialin Bridgerton, i cili në muajin e parë u shikua 87 milionë herë.

Aktualisht, “Squid Game” është seriali më i shikuar në 94 vende të botës, ndërkohë që është seriali i parë nga Koreja e Jugut që renditet në vend të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas CNN.

Seriali i krijuar nga Hwang Dong-hyuk, i cili është skenarist dhe regjisor i 9 episodeve, fokusohet te 456 persona, të gjithë me vështirësi të mëdha ekonomike, të cilëve u ofrohet mundësia për të fituar miliarda nëpërmjet disa lojërave për fëmijë, por me pasoja tragjike.