Sipas mjekëve, shumë faktorë mund të shkaktojnë dhimbje koke – ndryshimet e motit, stresi, hipertensioni, përkeqësimi i sëmundjeve kronike etj.
Ndonjëherë dhimbjet e forta sinjalizojnë praninë e një sëmundjeje të rëndë që kërkon një vizitë urgjente te mjeku, transmeton Telegrafi.
Por nëse sfondi i dhimbjes së kokës nuk është një sëmundje e rëndë kronike, atëherë dhimbjen mund ta largoni shumë lehtë dhe neurologët amerikanë kanë zbuluar se çfarë bëjnë ata…
Së fundmi, neurologët amerikanë dhanë një sërë rekomandimesh për lehtësimin e dhimbjeve të kokës.
Kjo listë përfshin metodat më efektive, të cilat ata i përdorin rregullisht në punë dhe në shtëpi. Këtu janë pesë më efektivet:
- Mundohuni të gjeni një vend të qetë dhe të qëndroni ulur atje për të paktën gjysmë ore. Metoda është veçanërisht efektive nëse dhoma është e errët.
- Pini ujë të ftohtë në gllënjka të vogla. Sipas fjalëve të profesoreshës së asociuar të Institutit të Neurologjisë (West Virginia, SHBA), Kristina Lopez, shfaqja e një dhimbje koke tek ajo, si rregull, sinjalizon mungesë uji në trup. Kur vendoset ekuilibri, migrena zhduket.
- Fërkoni tëmblat me pak vaj esencial mbi to. Është më mirë nëse vaji eterik është nga haloret. Era e mentolit ndihmon në relaksimin dhe uljen e shkallës së dhimbjes.
- Pini kafe. Kafeina ngushton enët e gjakut, gjë që redukton rrjedhjen e gjakut në tru. Si rezultat, dhimbja e kokës mund të kalojë shpejt.
- Vendosni kompresa të ftohta. Lagni një shami me ujë dhe vendoseni në ballë. I ftohti do të ndihmojë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe eliminimin e simptomave të pakëndshme.