Thomas Strakosha është futur në vitin më delikat të karrierës së tij, në fund të sezonit i përfundon kontrata me Lazio, është përpara një fakti ku i duhet të zgjedh, të pranojë ofertën e Igli Tares për të rinovuar kontratën apo të vlerësojnë ofertat që vijnë në drejtim të tij. Dy ditë më parë, “The Sun” publikoi një lajm ekskluziv ku sipas të përditshmes angleze, Newcastle është vënë në ndjekje të portierit kuqezi.
Ky lajm gjeti shumë shpejt konfirmim edhe në Itali, mediat zbulojnë edhe detaje të tjera. Newcastle jo vetëm që është i interesuar për Strakosha, për kanë dërguar edhe emisarë të tyre në ndeshjen e fundit në Europa League kundër Marsejë. Pavarësisht dy golave të pësuar, Strakosha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Lazio. Mediat italiane shtojnë se klubi anglez kërkon të nënshkruar me Strakosha një para kontratë që në janar, në mënyrë që Lazio të ul pretendimet për portierin shqiptar.
Nuk është hera e parë që emri i Strakoshës lakohet në ishull, edhe më herët është kërkuar nga klube të ndryshme si Tottenham apo Chelsea, por këtë herë është një mundësi konkrete për të nisur një aventure të re jashtë Italisë, në një kohë kur tek Lazio nuk e ka të sigurt vendin e titullarit.