Ditën e sotme u realziua sekuestrimi i pasurive marramendëse të shtetasit Gëzim Sallaku që njihej ndryshe si “talebani” dhe vëllait të tij, Sajmir Sallaku i cili isht bashkëpronar në kompaninë që këta të fundit kishin së bashku me shtetasin R.K banues në Durrës.
Vlera e pasurisë së sekuestruar mësohet të jetë shumë e madhe, teksa numërohen dhjetëra automjete, apartamente, sipërfaqe tokash dhe kompani të sekuestruara të cilat kanë qenë në pronësi të këtyre dy shtetasve përkatësisht të vëllezërve Sallaku.
Pasuritë e sekuestruara janë si më poshtë:
– Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;
– 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
– 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
– 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
– Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;
13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.
Vazhdon puna nga Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre personave dhe lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore.
Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008.