Publikohen në Fletoren Zyrtare pagat bazë për gradë të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve psa rritjes që iu caktua në shtator të 2022.

Për Policinë e Shtetit pagat nisin nga 57.500 lekë e punonjësit me gradë “Inspektor” dhe vijojnë deri në 125.000 lekë, e punonjësit me gradë “Drejtues Madhor”.

Nga 53 mijë - 125 mijë lekë, ja pagat e reja të

Ndërsa për Policinë e Burgjeve pagat nisin nga 53.500 lekë e punonjësit me gradë “Aspirant”, dhe vijon deri në 125.000 lekë, e punonjësit me gradë “Drejtues i Lartë”.

Nga 53 mijë - 125 mijë lekë, ja pagat e reja të

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare  dhe  i  shtrin  efektet  financiare  nga  data 1 shtator 2022.

Efektet  financiare,  që  rrjedhin  nga  zbatimi  i këtij   vendimi,   për   vitin   2022,   përballohen   nga fondet  “Për buxhetin e vitit 2022’, të ndryshuar”, në kuadër të paketës  së  rezistencës  sociale  ndaj  pasojave  të  krizës.

Rritja e pagës erdhi në kuadër të të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave dhe krizave. 
Në fund të shtatorit Rama njoftoi për një shtesë page 15% për nivelin bazë dhe shtesa 7% është për nivelin e mesëm në polici. Po kështu njoftoi dhe shtesë page edhe për gardën, policinë e burgjeve, zjarrfikësat.