Home AKTUALITET POLITIKË Nga ‘armiq’ në ‘miq’ / Rama dhe Vuçiç bëhen nostalgjikë, Presidenti serb...

Nga ‘armiq’ në ‘miq’ / Rama dhe Vuçiç bëhen nostalgjikë, Presidenti serb kujton ‘Provokacian’ e famshme. Ja lëvizja politike e të dy liderëve në takimet e tyre të para

30

Në fjalën e tyre gjatë deklaratës për mediat, pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Forumit Ekonomik të Shkupit, Kryeministri Rama dhe Presidenti serb, Vuçiç, nuk kanë nguruar të rikujtojnë me nostalgji takimet e tyre të para.

I pari që foli për to, ishte Presidenti serb, i cili gjatë fjalës së tij, kujtoi takimin e parë në Beograd më 10 nëntor 2014, vetëm pak kohë pas ndeshjes Serbi-Shqipërisë, e cila bazuar në fjalët e Ramës: Desh nisi një luftë!

Në fakt ishte deklarata e Ramës në Beograd, ajo që bëri bujë kudo në media, ku kreu i qeverisë shqiptare përmendi çështjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa asokohe homologu i tij, e cilësoi si provokime fjalët e Ramës, ndërsa shtoi se “Kosova dhe Metohia” ishin pjesë e Serbisë.

Por sot na kanë treguar një anë tjetër të medaljes! Presidenti Vuçiç tha se në takimin e parë nuk ishin shumë miqësorë, duke lejuar që t’i shkasë goja se gjithçka ishte bërë për pikë politike.

“Edin e takova në vitin 2015, ishin në pozitat e 2 armiqve, njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë që të afrohemi pa kërkuar bashkëpunim dhe të bëjmë diçka për pikë politike. Tani nuk mendojmë për gjërat të tilla por mendojmë për të ardhmen,”-tha ai.

DEKLARATAT E ASOKOHE TË RAMËS DHE VUÇIÇ:

Rama: Sa për Kosovën kemi dy qëndrime të ndryshme por realiteti është një dhe i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm europian dhe rajonal. Duhet respektuar dhe bërë pjesë e integrimit europian.

Vuçiç: Së pari dua të them se nuk kam pritur provokime nga zoti Rama dhe nuk kam pritur që të flitet për Kosovën dhe Metohinë. Nuk lejoj askënd që të nënçmojë Serbinë në Beograd. Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka pasur lidhur me Shqipërinë. Me vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar rastin që të flasë për këtë temë edhe pse nuk jemi marrë veshë më parë.

Rama: Në Tiranë nuk do të ndjehemi të provokuar nëse mbani të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por të keqardhur sepse është realitet i njohur botërisht. Sa më shpejtë njihet aq më shpejt lëvizim para. E përsëris se mikpritja do të jetë reciproke dhe do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë. Asnjë fjalë nuk do të konsiderohet provokim.