Superjahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum, është ankoruar mëngjesin e kësaj të premteje në Portin e Durrësit, shkruan newsbomb.al. I nisur nga Porti i Barcelonës, mjeti lundrues ka zgjedhur të ndalojë edhe në Shqiëpri.

Kryeministri Edi Rama ndan disa pamje dhe thotë se ëë nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumta kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare.

Nga porti i Barcelonës në Spanjë, në Portin e Durrësit në Shqipëri. Ky është superjahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për tu ankoruar dhe sjellë turistë të huaj”, shkruan Rama.