Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në këtë mbledhje pritet të miratohet rekomandimi i bërë nga Komiteti i Vaksinimit ku është parë e nevojshme doza e tretë e vaksinës, anti-covid.  Rekomandimi i dytë ishte për uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Ndërkohë këto rekomandime pritet që të miratohen sot nga Komiteti i Ekspertëve.

Kujtojmë se Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar dje nga Shkodra se qeveria shqiptare është e gatshme të garantojë vaksinat për dozën e tretë, bazuar në rekomandimin e ekspertëve.

“Eshtë mbeldhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, deklaroi Manastirliu. /abcnews.al/