Ka përfunduar procesi i numërimit të fletave të votimit për shkakrimin e kryetarit të këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe disa prej anëtarëve të kryesisë të PD të cilët morën pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Kjo është konsideruar si një sjellje totalisht në shkelje të statutit të PD dhe për pasojë është proceduar me votimin për shkakrkimin e tyre. Sipas shifrave të dhëna nga kryetari i Komisionit Zgjedhor në Këshillin Kombëtar , Jemin Gjana, rezulton që kanë votuar 257 persona.
Nga këto persona, 4 prej tyre kanë votuar kundër ndërsa 2 të tjera janë shpallur vota të pavlefshme.
Në total Këshilli Kombëtar ka 479 anëtarë, por sipas njoftimit të bërë nga Jemin Gjana, ish kreu i PD në Lezhë kishte dhënë dorëheqjen nga ky post ditë më parë dhe si rrjedhojë nuk konsiderohej më anëtar.
Jemin Gjana: Në listën e anëtarëve nga shkronja A tek G figurojnë 137 pjesëmarrës.Nga H tek Zh rezultojnë 120 pjesëmarrës në votime. Sipas këtyre regjistrave, 257 anëtarë kanë marrë pjesë në votim. Nga numërimi që bëmë, tek njëri grup janë 130 fletë dhe tek grupi tjetër janë 127 fletë, që do thotë se janë gjetur 257 fletë votimi.Përfundimisht që mos të vonojmë ata që po presin,Nga 257 fletë votimi, rezulton: 251 kanë votuar pro vendimit të kryesisë për largimin nga detyrat që mbanin në kryesinë e PD.
4 persona kanë votuar kundër dhe 2 fletë votimi janë nxjerrë të pavlefshme.