Murataj i PSD trondit fushatën në Elbasan përmes një statusi në rrjete sociale!
Ja çfarë shkruan ai :
ÇATI QË PIKON VS PA KOLLONA PËR ELBASANIN!
Në politikë përfaqësuesi i sovranit matet në dy indikator kryesor që përbëjnë njëkohësisht dhe kolonat e strukturës së një politikani.
Këto dy kolonat janë:
– Koherenca (që është dhe kolona morale)
– Veprat me impakt në shoqëri (kolona substancë)
Në 14 Maj Elbasani zgjedh qytetarin e tij të parë ku kandidat janë dy pjesë të së njëjtë mollë të kalbur politike 32 vjeçare.
E nëse s’kam ndryshuar mendim për Gledian Llatjen i cili ska dyshim që me 1000 gjynahet që ka dhe mijra gropat e lëna hapur ka lindur me këmishë.
Pa shkas 1000 arsyeve,për të mos e votuar ai ka përballë një sfidant jo me probleme por më keq akoma .
E ka pa kollona fare!
Dihet që unë jam i pa përtuar për t’i thënë gjërat troç por sot kam vendosur ti jap një mësim “profesorit ligjor” që hap zyra antiligjore duke e përdorur universitetin si “tokë të babës” ku pa dyshim syleshëria e institucioneve vijon burokracinë.
Luçiano Boçi mesa di unë ka hyrë në politikë me partinë Konservatore , sot të drejtuar nga Kujtim Gjuzi ( kam dëshmitar referent për këtë ).
Ai me orientim nga lart e propozim nga poshtë garoj përballë Qazim Sejdinit në 2007 duke humbur me mbi 1000 vota .
Në fakt ai u justifikua për humbjen me dy qendra votimi që nuk u numëruan por si ish-protagonist i asaj fushate po e them sot publikisht, Turpërimin me ato dy qendra ia ka shmangur pikërisht Qazim Sejdini dhe se di pse..?
Vijoj me tej me mandate të njëpasnjëshme deputeti më i fundit në 2021 .
Në të gjithë këto mandate nuk ka një nisëm të iniciuar prej tij qoftë për të thithur investime qoftë për projekte për Elbasanin apo aksion politik në Elbasan(pa folur për fjalët e njerëzve për histori provimesh e punësimesh ). Pra zero kolonë substance.
Ai kujtohet së fundmi për kërkesën e tij politike,pak vite më parë për të çuar pas hekurave Ilir Metën të cilit sot i detyrohet kandidimin dhe mbase i thotë dhe shef.
Pra zero kolonë politike morale!
Kë të votoni në 14 maj?
Këtë s’di t’ua them.
Po nëse s’keni këllqe ti thoni atë që mendoni të dyve …
Më mirë një çati që pikon sesa një pa kollona 😉