Këngëtarja Kelly Clarkson kaloi një periudhë tepër të vështirë pas ndarjes nga ish bashkëshorti, me të cilin ka 2 fëmijë, një vajë 6 vjeçare dhe djalin 4 vjeçar.

Divorc i bujshëm që i dha fund martesës 7-vjeçare me bashkëshortin e saj, Brandon Blackstock shtoi dhimbjen dhe traziarat në jetën e saj.  Në një rrëfim të sinqertë për “Entertainment Tonight” , këngëtarja ndau një fakt shumë personal dhe të ndjerë.

Pa dorashka këngëtarja tregoi se ndarja ishte një burim frymëzimi për të dhe se ka shkruar plot 60 këngë që nga koha që u divorcua qershorin e kaluar.“Unë kam shkruar 60 këngë. Në çdo kohë që kalon në jetë, është një gjë kaq e mrekullueshme që mund të kesh dalje, pavarësisht nëse njerëzit e besojnë apo jo”, është shprehur këngëtarja.

Clarkson nuk harroi as të përmend rëndësinë e muzikës së mikut të saj John Legend  pasi e ka ndihmuar atë të përballet më mirë me periudhën e pas divorcit.  Këngëtarja u bë e njohur pas pjesëmarrjes në “American Idol” ku u shpall edhe fituese e këtij kompeticioni dhe fitoi zemrën e publikut me brishtësinë që e karakterizon.

Top Channel