Home AKTUALITET Nga maji nisin fluturimet e Wizz Air nga Kukësi, Balluku: Dje kemi...

Nga maji nisin fluturimet e Wizz Air nga Kukësi, Balluku: Dje kemi marrë konfirmim nga NATO për këtë aeroport

11

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se fluturimet me Wizz Air nga aeroporti i Kukësit do të nisin në maj. Duke folur në ceremoninë e mbajtur sot në Kukës, Balluku tha se dje është marrë dhe konfirmimi nga NATO për këtë aeroport.

“Sot është një tjetër një ditë e veçantë për aviacionin dhe ne ndihemi krenarë për arritjet në këtë fushë gjatë këtyre viteve.

Zhvillim shumë i rëndësishëm për aviacionin e Shqipërisë. Ndodhemi këtu me një nga kompanitë më të mëdha low cost të Europës, e cila prek destinacione tashmë edhe jashtë kontinentit nga i cili ka nisur për të lançuar programin e ri të fluturimeve i cili nis nga maji në aeroportin e Kukësit.
Duke nisur nga 15 korriku i kaluar kanë filluar fluturimet komerciale, që kanë arritur në 85 gjatë periudhës së verës dhe kryesisht janë kryer nga Air Albania dhe disa kompani të tjera, të cilat do i lënë hapësirë tashmë një operatori të rëndësishëm siç është Wizz Air. Ky është një aeroport rajonal. Ka qenë një rastësi e lumtur dje që kemi marrë konfirmim nga NATO për këtë aeroport. Aeroporti i Kukësit është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe kjo tregon që në këtë aeroport plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë të vendosur nga BE dhe NATO”, deklaroi Balluku.