Erion Murataj PSD

Isak Njutoni ka qenë një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më me influencë i të gjitha kohërave dhe figura kyçe në revolucionin shkencor.

Njutoni ka formuluar tri ligjet kryesore të matematikës: Ligjin e inercisë; ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe ligjin e forcës. Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe të gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik. Ai ka ndërtuar teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi teorinë e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Po ashtu ai ka zbuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit. Ndërsa në fushën e matematikës, Njutoni në bashkëpunim me Gotfrid Lajbnicin kanë zbuluar njehsimin diferencial dhe integral.


Ai gjithashtu e demonstroi teoremën e binomit, dhe zhvilloi ‘metodën e Njutonit’ për gjetjen e zerove të një funksioni dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme. Së bashku me Gaussin dhe Arkimedin i takojnë ‘treshes së artë’ të matematikës. Ai, ndër të tjera zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj. Isak Njuton kishte lindur më 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor, një fshat i vogël në qarkun e Lincolnshire.

JETA

Isak Njuton lindi ditën e Krishtlindjes të vitit 1642 në shtëpinë e tij në çifligun e Ullsthorp në Linkolnshajer. Ai lindi vetëm tre muaj mbas vdekjes së të atit, ndaj dhe i vunë emrin e të atit, Isak Njuton. Isaku lindi aq i dobët sa askush nuk besonte se ai do të mundte të mbijetonte.

Nëna e tij, Hana Ajskou, u martua për të dytën herë. Njerku i pasur i Njutonit, Barnabas Smith, nuk pranoi të jetonte me djalin trevjeçar. E ëma me njerkun e lanë Isakun në Ullsthorp me gjyshërit Ajskou, ndërsa vetë shkuan të banonin në një fshat fqinj për të rritur djalin dhe dy vajzat e tyre. Për nëntë vjet, deri në vdekjen e njerkut, Isaku nuk e takoi nënën e tij. Kjo ndarje duhet të ketë qenë një ngjarje shumë e rëndë në jetën e djalit të vogël. Sipas dëshmisë së vetë Njutonit, ai hyri në shkollën e Grantham kur ishte 12 vjeç. Në shkollë studioi latinisht, pak greqisht dhe pak aritmetikë, por jo gjeometri. Ai shkruante në latinisht me të njëjtën lehtësi si në anglisht. Njutoni i ri, mjaft më i zgjuar se shokët, nuk ishte shumë i afruar me moshatarët e tij. Ndërmjet ngjarjeve jo të këndshme që i kishte mbetur në mendje nga rinia ishte vjedhja e qershive të Eduard Storer dhe mohimi i këtij veprimi.

Kur ishte më i rritur mendohet të ketë pasur një histori dashurie ndërmjet Njutonit dhe zonjushës Storer. Sipas saj, Njutoni mbeti shok i saj deri sa vdiq. Asnjë grua tjetër nuk mundi të tërheqë vëmendjen Njutonit. Ai u fut në kolegjin Triniti si subsajzër, student i varfër që jetonte duke kryer punë për studentët më të rritur (subsizarët qëndronin në fund të strukturës sociale të Kembrixhit).

Sipas dokumenteve të kolegjit, ai ishte student më 1664, Beçelor i arteve më 1665, Fellou i ri më 1667, Master i Arteve dhe Fellou i Vjetër më 1668. Thuhet se më 1665, për shkak të epidemisë së madhe të murtajës Great Plague, u largua për ca kohë nga kolegji duke qëndruar në shtëpi. Thuhet se në atë kohë Njutoni, i nxitur nga rënia e një molle, hodhi hipotezën që edhe Hëna binte drejt Tokës në të njëjtën mënyrë. Njutoni arriti në përfundimin se forca tërheqëse e Diellit ndryshon në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e largësisë nga Dielli.

Një nga arritjet e mëdha të Njutonit është zbatimi i tërheqjes së gjithësishme në lëvizjen e kometave. Newtoni tregoi që orbita e kometave duhet të jetë ose hiperbolike, pra kometat i afrohen vetëm një herë Diellit, ose një eklips i zgjatur, që do të thotë se duhet të kthehet periodikisht pranë Diellit ashtu si kometa e vrojtuar nga shoku i tij Halej. Në 1669 Njutoni bëhet Profesori Lukasiwn i matematikës. Njutoni shërbeu si mbikëqyrës i Thesarit Mbretëror që nga 1696-ta dhe u bë president i Royal Sosajwti më 1703, post që e mbajti derisa vdiq. Më 1705 ai bëhet i pari shkencëtar britanik që i jepet një titull kalorsiak për kërkimet e tij shkencore. Edhe pse ishte shumë i pasur, mënyra e jetesës së tij ishte fare modeste. Në shtëpinë e tij nuk kishte zbukurime dhe orendi të çmuara. Ai vdiq më 1727 pa lënë asnjë testament.


Sipas biografëve të tij, Njutoni ishte serioz dhe i qetë. Nuk bënte kurrë shaka. Ishte shumë i ndershëm “ndershmëria e tij mund të krahasohej vetëm me intelektin e tij. ”Libri i tij “Principia” konsiderohet si vepra më e madhe e shkruar ndonjëherë.