Akil Kraja, ekspert për ekonominë, teksa ishte i ftuar në A2 Business ku u diskutua për rritjen e inflacionit në 6,7%, u shpreh se një ndër arsyet kryesore është fakti që shteti nuk amortizon taksat.

Eksperti renditi edhe kategoritë, që sipas tij, shteti duhet të ndërhyjë menjëherë, nga nafta te produktet e shportës.

Ka një ndikim ndërkombëtar, për situatën e inflacionit në vend, por fakti që çmimi i naftës është sot 1 euro diferencë me rajonin do të thotë se forca e shtetit, për më tepër nëpërmjet këtyre komiteteve që e vendosin çmimin e tregut me forcë, është aty ku nuk duhet. Kemi një euro diferencë pasi prej vitesh ka një tarifë të rritur, në veçanti për taksat e qarkullimit, të cilat shkojnë te çmimi i naftës. Mjafton që shteti të ulë nivelin e taksave që faturohet direkt te nafta dhe ne menjëherë do të ulnim çmimin për shqiptarët, duke shkuar aq sa e ka rajoni