Pasditen e sotme në stadiumin “Air Albania” Partia Socialiste mblodhi kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet në 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Gjatë punimeve të Kongresit pritet që të prezantohet vizioni “Shqipëria 2030” si dhe platforma për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme, pa harruar analizën për zgjedhjet e 25 Prillit, rizgjedhjen e strukturave dhe anëtarësimet e reja.
Por Kongresi i jashtëzakonshëm nisi me një dokumentar për rrugëtimin e PS-së në 30 vite nga ’90 deri në ditët e sotme, ku padyshim zënë hapësirë të gjitha figurat, mbi të gjitha drejtuesit nga Fatos Nano, te Edi Rama dhe deri te fitorja e 25 prillit, që është mandati i tretë radhazi në pushtet.