Greqia pritet të shpallë nesër paketën e ndihmës sociale, në kuadër të rritjes së çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Protothema.gr shkruan se qytetarët grekë do të regjistrohen në platforma online për të marrë rimburism për karburantin dhe energjinë elektrike.

Sekretari i Përgjithshëm i Sistemeve të Informacionit të Administratës Publike, Demosthenes Anagnostopoulos tha se bordi i qeverisë po bën përpilimet e fundit të projektit të ndihmës sociale, në mënyrë që nga nesër platforma online të jetë e aksesueshme nga të gjithë grekët.

Ideja kryesore e ndihmës sociale është që konsumatorët të paguajnë shumën përfundimtare në pikën e karburantit dhe me faturën të hyjnë në platformën elektronike që do të lançohet, për të marrë shumën që do të kenë të drejtë si rimbursim.

Subvencioni i dytë i rëndësishëm do të jetë ai për energjinë elektrike dhe gazin, i cili tashmë do të ketë të nisë që nga muaji prill. Rimbursimi për familje, nga 39 euro për një familje sot, do të shkojë mbi 50, në intervalin 52-53 euro.

Ndërkohë për personat me të ardhurave të ulëta, qeveria do t’i mbështesë me 250 deri në 300 euro për person. Parlamenti grek pritet të miratojë nesër paketën sociale 2 miliardë euro./abcnews.al/