Në shkurtin e vitit 2020, vetëm pak ditë pasi Kurti ishte bërë Kryeministër për herë të parë, e kishte prezantuar vendimin, përmes së cilit ai po e shfuqizonte vendimin e paraardhësit të tij. Në këtë mënyrë Kurti po e ulte pagën e tij nga 2,950 në 1,500 euro.

Por, këtë pagë, ai do ta përfitojë vetëm edhe për pak kohë. Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat nga paga, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë.

Sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por sipas Blic ajo do të jetë 120. Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro.

Vlerë të njëjtë të pagës pritet ta kenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Kosovës do të qëndrojë më lartë për një koeficient, pra me pagën në vlerën 2,400 Euro.

Projektligji i pagave ka filluar të ngjallë reagime të shumta përmes të cilave ka filluar kundërshtohet përmbajtja e tij.

Në mes të muajit janar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

Me Ligjin e ri të pagave, shefja e shtetit do ta ketë pagën më të lartë prej 2400 eurove. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të paguhen njëjtë 2280 euro. 2 mijë e 280 euro do ta ketë pagën edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq nga 2 mijë e 220 euro do të paguhen kryetari i Gjykatës Supreme dhe kryeprokurori i Shtetit raporton Gazeta Express.

Deputeti i Kuvendit do të paguhet 1920 euro aq sa ministri i qeverisë, ndërkaq shefi i Stafit të Presidencës do ta ketë pagën 1560 euro.
Zëvendësministri do të paguhet 1512 euro, komandanti i FSK-së 1848 euro, kurse mjeku specialist 1212 euro. Rritje të pagës do të ketë edhe për kryetarët e komunave të cilët do të paguhen 1560 euro.

Profesori i rregullt do ta ketë pagën 1488 euro ndërkaq zjarrfikësit 625 euro.
Pagat më të ulëta do të jenë për mësimëdhënësit në shkollat e mesme të cilët do të paguhen 588 euro, polici i Kosovës do të paguhet 504 euro, kurse ushtari i FSK-së 480 euro.

Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars. Ende pa u bërë publik, ndaj tij ka pasur reagime e kundërshtime nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientet për ta, shkruan koha.net.

Reagimet:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar mashtrim draftin e Ligjit të ri të pagave, që pritet të shkojë në mars në Kuvend për shqyrtim.

Sipas draftit që ka nisur të qarkullojw, ligji parashihet të ketë numrin 20 si koeficientin më të lartë, për postin e presidentit të vendit, pasuar me 19 për kryeministrin.

Një ulje e vlerës monetare të koeficientit, sipas Haradinajt, është mashtrim.

“Rritja e koeficientit, e në anën tjetër zvogëlimi i vlerës monetare, është mashtrim ordiner. Është tepër me rëndësi që të rirregullohet Ligji i Pagave, por ky ligj nuk duhet të bjerë. Po shoh komente dhe qëndrime të ndryshme të sindikatave, të zyrtarëve institucionalë dhe të autoriteteve politike. Të gjithë në një apo në një mënyrë tjetër, po i japin qëndrimet për organizatën buxhetore që përfaqësojnë.

Vlerësimet të cilat kanë qenë të evidentuara, janë të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Ato duhet të rregullohen, ndërsa koeficienti dhe vlera e tij, jo vetëm se nuk duhet të zvogëlohen por ato duhet të rriten në përputhje me rritjen e çmimeve të konsumit. Në këtë vend gjithçka është rritur, përpos pagave që kanë mbetur në vendnumëro!” ka thënë Haradinaj në Facebook.

Ai ka porositur Qeverinë “të mos eksperimentojë me këtë ligj, sepse durimi ka kufi”.

Po ashtu, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës që ta publikojë sa më shpejt draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit, me qëllim të shmangies së keqkuptimeve për këtë proces.

FSSHK-ja po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka marrë pjesë në hartimin e draftit të këtij ligji, derisa ka paralajmëruar se nëse koeficienti shkon në dëm të punëtorëve shëndetësor, trazirat sociale janë të pashmangshme.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të publikojë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces. FSSHK i siguron të gjithë punëtorët shëndetësor se në asnjë moment nuk do të pranojnë asnjë draft e asnjë koeficient që mund të shkojë në dëm të punëtorëve shëndetësorë. Në fund thirrje publike Qeverisë së Republikës së Kosovës, Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe, trazirat sociale janë të pashmangshme”, thuhet në njoftimin e FSSHK-