“Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”. Kështu shkruhet në skedën mjekësore, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian, pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë, në klinikën dentare“Splendent”.
Kanë qenë familjarët e të miturit, të cilët kanë denoncuar në media ngjarjen, duke hedhur akuza ndaj mjekut Roland Xhaxho, se i ka dhënë narkozë të tepërt, që dyshohet se i shkaktoi vdekjen.
3-vjeçari vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet.

