Një 22 vjeçare po procedohet penalisht pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e babait të saj në Mallakastër.

Policia e Fierit informoi se ka nisur hetimet në gjëndje të lirë për të renë që banonte në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të saj, në Mallakastër” informoi sot policia.

Ndërkohë 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje. Njëri prej tyre një 41 vjeçar dyshohet se ka rrahur të vëllanë.