Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjeve, teksa në një video të publikuar në TikTok.

Ai tregon se në ditë fle gjashtë orë, ndërsa ushqimi i preferuar mbeten zarzavatet. Ngjyrën e preferuar veçoi blunë, për të cilën tha se i shfaqet në momentin që mbyll sytë.

-Përshëndetje doktor si jeni?

Sali Berisha: Mirë faleminderit, shumë mirë.

-Duam të ju bëjmë disa pyetje, a pranoni?

Sali Berisha: Me kënaqësi.

-Sa orë flini në ditë?

Sali Berisha: Gjashtë.

-Sa orë punoni në ditë?

Sali Berisha: Në tërësi punoj.

-Cili është ushqimi i preferuar këto kohë?

Sali Berisha: Në tërësi ushqimi dominohet nga zarzavatet.

-Cili është libri i preferuar?

Sali Berisha: Kam disa, lexoj poezi, prozë.

-Cila është ngjyra e preferuar?

Sali Berisha: Të mbyll sytë… bluja.

-Mendoni se do të fitojmë?

Sali Berisha: Unë mendoj siç mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të sigurt në fitore.