Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka qenë në Komisionin e Sigurisë, ku iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të pranishëm.

Nano ka folur në lidhje me ngjarjet kriminale që nuk janë zbardhur ende, përfshirë ekzekutimin e ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe ish-deputetit Fatmir Xhindi që ka ndodhur disa vite më parë në Fier.

Sipas Nanos bashkëpunimi i Policisë me prokurorinë është shumë i mirë, po ashtu dhe me rrjetin e informatorëve.

XhaferrajMë vjen keq që kolegët e mazhorancës nuk solidarizohen për gjendjen e kriminalitetit në vend, ne duhet të jemi ndihmues për ta përmirësuar këtë situatë. Si e komentoni ju deklaratën e ministrit ‘që do ta merrni vesh kur do ti mbarojë vaji i kandilit’. Sa ka qenë kërkesa për buxhetin e vitit 2022 dhe sa ju është dhënë? Mendoni se do të ndikojë në aktivitetin tuaj? Flitet për një koncension në lidhje me sigurinë rrugore, sa jeni ju në dijeni pët këtë.

Ka një vonesë të mbërritjes së policisë në vendngjarje? Pse ndodh kjo, për çështje burokracie? Si ka mundësi që në asnjë rast policia, nuk kap dot autorët dhe makinat digjen në një distancë 25 kilometrash nga vendi ku ka ndodhur krimi? Sa është fondi i policisë kriminale për shpërblimin e bashkëpunëtorëve? Ka ardhur duke u rritur apo duke u ulur? Si është bashkëpunimi me SHISH dhe cilat kanë qenë shpërblimet për informacionet që janë marrë?

Naço: Sigurisht që është interesi joni që të mbështesim policinë, e kemi theksuar bashkërisht që ta mbështesim që të arrijë objektivat, por jo duke shkelur të drejtat e njeriut.

Policia ka një marrëdhënie shumë të mirë me prokurorinë, dhe detyrimi i policisë është që të njoftojë prokurorinë, nuk kemi parë në asnjë rast mungesën e prokurorit. Bashkëpunimi me prokurorët ka qenë i shkëlqyer, sektorët për policinë shkencore janë të vendosura në drejtoritë e policive vendore, dua tiu ritheksoj riorganizimin e policisë për të qenë sa më efikas, do ta shohim dhe këtë pikë për ekspertët e policisë shkencore.

Ne kemi një fond të konsiderueshëm që e përdorim për informatorët, nëse komisionit i duhet një shifër e saktë e fondit, mund tiua vë në dispozicion me shkrim në një moment tjetër, po ashtu dhe për shpërblimet e rrjetit informativ. Lidhur me një projekt për qarkullimin  rrugor, dua të sqaroj se është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, në këtë rast policia do të ketë përfitim në kamera, në radarë etj.

Nuk dua tiu jap asnjë detaj në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe ish-deputetit Fatmir Xhindi, sa i takon numrit të vrasjeve, jemi pak a shumë në nivele të njëjta me vendet e BE, dhe ka një numër më të ulët në krahasim me shtete si Bullgaria apo Rumania.

Duhet të kuptojnë se një figurë krimi siç është ajo e vrasjes, është vepër penale e vështirë për t’u zbuluar. Jo të gjitha vrasjet zbulohen në atë kohë rekord që pritshmëria është. Të jeni të sigurt se angazhimi i PSH, është maksimal dhe i pandalshëm në asnjë moment. Kur flasim për vrasje duhet të kemi parasysh se në shumicën e rasteve policia bën një punë të fshehtë.

Një pjesë bëhen dhe një pjesë e hetimeve nuk bëhen publike. Sa i përket rrokadës dhe emrave të vjetër që thpni, jemi në proces analizimi dhe monitorimi ku do të shihet puna e gjithsecilit. Lëvizjet janë bërë bazuar në aftësitë profesionale të drejtuesve dhe punonjësve të policisë. Është bërë në konsultim me institucionet që monitorojnë policinë e shtetit.

Grupet kriminale investojnë shumë në sofistikimin e mjeteve me të cilat veprojnë.

Lidhur me vrasjen e ndodhur në Fie, dua tiu sqaroj se Klodian Çalamani nuk ka qenë jashtë vëmendjes së policisë së shtetit, pasi është kontrolluar vazhdimisht prej tyre. Pas daljes së tij nga burgu nuk ka pasur më informacione me tendencën e tij për të kryer veprimtari kriminale. Në datën 19/4/2021 është verifikuar nga specialisti i zonës dhe nuk ka pasur probleme, një muaj më vonë është kontrolluar sërish, po ashtu në muajin Korrik dy herë nuk i është gjetur asgjë e paligjshme. Në 13 Gusht është kontrolluar dhe nuk ka pasur probleme, në 22/9 është kontrolluar nga punonjësi i patrullës dhe nuk ka pasur probleme. Aktiviteti i fundit që është marrë ndaj tij ka qenë i datës 11 Nëntor, 5 ditë para vrasjes, për akuzën e vjedhjes.