Agjentët e krimeve pranë komisariatit të policisë nr. 6 në Tiranë kanë vënë në pranga një 35 vjeçar  që akuzohet për ngacmim seksual.

Sipas njoftimit të Komisariatit nr.6  blutë kanë arrestuar shtetasin me iniciale B.I pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 19 vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. I., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 19-vjeçare”